Noka shpërthen kundër Bashës: E ka kthyer selinë në burg të sigurisë së lartë

Mos i humb

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD kanë tentuar që të futen sot brenda selisë blu por e kanë pasur të pamundur për shkak të masave që ka marrë Lulzim Basha, pasi ka blinduar të gjitha dyert e jashtme.

Menjëherë pas kësaj Flamur Noka, në një deklaratë për mediat hodhi akuza kundër kreut të PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se e ka kthyer selinë në një burg të sigurisë së lartë.

Noka tha se ai dhe deputetët e tjerë shkuan në seli për të zhvilluar një mbledhje të grupit parlamentar për axhendën e vitit 2022, por nuk mundën të hynin në selinë e PD.

“Një grup deputetët të Grupit Parlamentar të PD erdhëm sonë në selinë e PD, në shtëpinë tonë për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje në lidhje me axhendën që do të ketë Grupi Parlamentar për vitin 2022. Ajo që po konstatojmë me dhimbje se shtëpia e lirisë, partia jonë sot duhet të ishte një ambient festiv, ku të gjenin veten të gjithë demokratët. Për fat të keq Edi Rama me pengun e tij e ka kthyer në një Alkatraz të kohëve moderne.

E patë vetë që të gjithë dyert ishin të mbyllura, kjo është turpshme dhe e neveritshme. Pengu i Edi Ramës mund të rri i vetëburgorsur, por e ka shumë gabim, mund të burg pengun e tij, por kurrë nuk mund të burgos shpirtin e lirë të demokratëve. Data 8 do të jetë një ditë që demokratët do të marrin frymë lirisht. Në mënyrën më paqësore në datën 8 do ta kthejnë në shtëpinë e lirisë këtë seli”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit