70 vjeçarit nga Guta Lindore i kanë mbetur rrënojat e shtëpisë dhe nipërit jetimë

Mos i humb

Mijëra banorë shtëpitë e të cilëve janë shembur janë duke kërkuar kujtimet e tyre në mesin e rrënojave në Gutën Lindore nën rrethim, e cila vazhdon të sulmohet nga regjimi sirian i Bashara al-Asadit dhe mbështetësit të tij, Rusisë, të cilët injorojnë vendimet e armëpushimit.

Ebu Mazin, një 70 vjeçar që jeton me nipërit e mbesat jetimë dhe vajzën e tij, është njëri nga dhjetra mijëra banorë të zonës Kefer Batna që humbën shtëpitë e tyre në Gutën Lindore, e cila është shkatërruar tërësisht si pasojë e bombardimeve të rënda të regjimit të Asadit dhe Rusisë.

Shtëpia e 70 vjeçarit, i cili për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore jeton në bodrumin e shtëpisë me pjesëtarët e familjes së tij, u bombardua nga regjimii Asadit dhe Rusia në një moment kur ai mendoi të ngjitej në një kat më sipër për të marrë ushqime.

Shtëpia e Ebu Mazin-it u kthye në një rrënojë vetëm në disa sekonda dhe çdo gjë që ai posedonte mbeti nën rrënoja.

Ebu Mazin, pavarësisht çdo gjëje, është modest dhe mirënjohës teksa ai në mesin e rrënojave kërkon me nipërit e mbesat sendet e pa dëmtuara dhe ushqime.

Ai për AA ka shpjeguar se përjetimet në Gutën Lindore dhe mallin që ka për fëmijët. Pasi theksoi se dy prej djemve të tij janë larguar nga Siria gjatë luftës së brendshme, ai shtoi se, “Bashkëshorti i vajzës sime ka rënë dëshmor dhe la pesë jetimë. Unë jetoj me vajzën time dhe pesë jetimët”.

Në fjalën e tij, Mazin ka vënë në dukje se gjatë bombardimit ndodheshin në bodrumin nëntokësor të shtëpisë.

“Po përpiqeshim që nga nëntoka të merrnim diçka, por u përballëm me bombardimet teksa isha tek shkallët. Shtëpia u shemb plotësisht. Po të ishim brenda shtëpisë mendoj se do të kishim vdekur, jemi në jetë si pjesë e një mrekullie”, thotë Mazin.

Duke shpjeguar se djali i tij, i cili është inxhinier avionësh, i ka shërbyer për vite shtetit dhe vendit të tij, Mazin tha se, “E ka ndihmuar shtetin, por na e shpërblyen me bombardime”.

Më tej i moshuari 70 vjeçar tregoi fotografitë e fëmijëve të cilët nuk i sheh prej vitesh dhe theksoi se në ferrin e Gutës Lindore, ku ai mund të vdes në çdo moment, i mungojnë më së shumti fëmijët e tij.

Në Gutën Lindore, rajon nën kontrollin e opozitarëve, që prej 5 vitesh jetojnë të rrethuar nga regjimi siriani rreth 400 mijë persona. Dhjetra mijëra persona janë detyruar të kalojnë në zonat nën kontrollin e regjimit, pasi muajve të fundit regjimi i Asadit me mbështetjen e Rusisë ka intensifikuar sulmet në Gutën Lindore duke marrë nën kontroll më shumë se gjysmën e rajonit.

Ndërkohë theksohet se vazhdojnë evakuimet e civilëve dhe opozitarëve në rajon.

Pavarësisht se Guta Lindore u shpall “zonë e deeskalimit” në marrëveshjen në Astana, regjimi i Asadit, për të cilin garantues është qeveria e Moskës, në muajt e fundit ka intensifikuar rrethimin dhe sulmet duke marrë edhe mbështetje nga forcat ajrore të Rusisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit