750 mijë euro në muaj për pagat e qeveritarëve

Mos i humb

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kërkuar sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, sqarime lidhur çështjen e vendimit të Qeverisë për rritje të pagave për zyrtarë qeveritarë.

Haxhiu kërkoi nga ministri i Financave, Bedri Hamza, që të tregojë sa i ka kushtuar buxhetit të Kosovës një vendim i tillë.

E ministri Hamza fillimisht u përgjigj për deklaratën e deputetes që i tha se ka bërë hipokrizi.

Tutje, Hamza tha se janë organet e drejtësisë ato që e përcaktojnë vendimin se a është i ligjshëm ose jo.

Hamza tha se deri më sot janë shpenzuar 294 milionë euro për paga e që sipas llogaritjes së Hamzës edhe ato të gjashtë mujorit të dyte bëjnë 588 milionë euro./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit