
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se vendi është në një situatë të rëndë për shkak të mos seriozitetit dhe garës politike të udhëheqësve institucional. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se Thaçit dhe Haradinajt po ia sheh sherrin Kosova. Ai ka kërkuar që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje.
“Vendi është në një situatë shumë të rend, për shkak te mos seriozitetit dhe garës politike të udhëheqësve institucional. Fjalën e kam për presidentin e vendit dhe kryeministrin e vendit, njëri sillet sikur Kosova është pronë e tij, flasë për presidentin dhe kryeministri Haradinaj që ngul këmbë për taksën. Ne i shohim dytë përgjegjës për problemet që po ballafaqohet Kosova, dhe mund të them se kurrë Kosova nuk ka qenë në situatë më të rëndë të partneritetit falë sjelljes së përfaqësuesve institucional”, tha Mustafa.
I pyetur nga KosovaPost, nëse po e pret qeverinë Haradinaj fat i njëjtë me qeverinë e kaluar, Mustafa tha se në atë kohë ishin bërë bashkë ‘komandantët.
“Në moment që është rrëzua qeverisja që e ka drejtuar LDK është themelua qeveria e komandantëve të cilët kanë dashur ta zhbëjnë Gjykatën Seciale dhe ky ka qenë orientimi i tyre për ta rrëzuar qeverinë tonë”, tha Mustafa.
Ai tha se partia që drejton pranon vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje të bëhen bashkë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
“Ne do bashkërendohemi vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje për ta rrëzuar këtë qeveri dhe ky është synimi ynë” shtoj ai./KosovaPost/


