Haradinaj: Partneriteti me Britaninë ka bërë që të ndalet nepotizmi

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën për projektin e Ambasadës së Britanisë për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucionet e pavarura, ka thënë se partneriteti me Britaninë ka bërë që të ndalet nepotizmi, duke mundësuar rikthimin e besimit të qytetarëve.

Haradinaj bëri të ditur se 44 pozita drejtuese të larta janë zgjedhë në bashkëpunim me ambasadën e Britanisë.

“Partnerietit implementues britanik na ka ndihmuar në kthimin e besimit të qytetarëve por edhe rekrutimit duke ndalur nepotizmin. Duhet ta pranojmë se kemi edhe lëshime dhe dëme me të cilat duhet të përballemi. Janë gjithsej 44 pozita drejtuese të larta që janë zgjedhë në bashkëpunim me ambasadën e Britanisë. Zhvillimi i një vendi duhet të burojë nga vetëdija jonë. Jemi me fat që ekspertizën britanike e kemi dhuratë”, tha Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit