Veseli: Ndaleni praktikën e punësimit të familjarëve !

Mos i humb

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka deklaruar se qytearët kanë humbur besimin e politikës, siç tha ai kjo gjë ka bërë që të rinjët të largohen nga Kosova dhe të gjejnë mundësi avancimi në vendet e perëndimit.

“Nuk kemi situatë të mirë tek emërimet e zyrtarëve, për faktin se nuk kemi besim të qytetarëve dhe si rrjedhoj e kësaj kemi edhe largim te qytetarëve nga vendi. Që katër vite prej se jam bërë kryetar  i Kuvendit kam filluar inciativat që të evitohet ky abuzim”, u shpreh Veseli.

Veseli, më tutje u bëri thirrje të gjithë zyrtarëve që të jenë të përgjegjëshëm para ligjit dhe para etikës morale, ngase kjo po u bënë dëme të rinjëve të Kosovës dhe vendit në përgjithësi.

“Ajo që duhet të bëjmë është se, duhet të jemi përgjegjës para etikës dhe qytetarëve. Duhet ndalur kjo praktikë që kush e ka më së afërti pushtetin të punësojë familjarë. Këta njerëz duhet të ndalen”, u shpreh Veseli, derisa tha se para ligjit të punës janë të gjithë të barabartë dhe nuk duhet tu jepët mundësi vetëm atyre që kanë forcë dhe influencë ta fitojnë vendin e punës jashtë këtij ligji.

“Tregohuni më të guximshëm t’i ndalni këta njerëz sepse do ta prishin perspektivën tonë. Imagjinoni nëse do ta kishim marrë me të njohshëm Majlinda Kelmendin. Njëjte është me njerëz të papërgjegjshme në institucione. Në fund do jepni llogari para qytetarëve të këtij vendi. Mbrojeni ligjin, jepëni mundësi njerëzve të kenë shanca të njëjta para ligjit. Mos u jepni mundësi vetëm atyre që kanë forcë dhe influencë”, tha ai.

Ndryshe, Veseli këto komente i bëri  në konferencën për projektin e Ambasadës Britanike në Kosovë për rekuritimin e pozitave në shërbimin civil.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit