Deputetët rebelë kërkesë Kuvendit për grupet e reja PD e LSI

Mos i humb

Deputetët e rinj të opozitës, të betuar në seancë duke zënë vendet e opozitarëve të dorëhequr, duke u rebeluar ndaj vendimi politik të partisë që i futi në listat shumëemërore në zgjedhjet parlamentarë të 2017, kanë mbledhur sot grupet parlamentare. Ata kërkojnë nga Kuvendi zyrtarizimin e grupeve në seancën e ardhshme.

Nga demokratët, Rudina Hajdari është emri më i diksutuar për të marrë drejtimin e grupit në Parlament. Gjithashtu Lefter Koka kërkoi që edhe grupi i LSI, të drejtohet nga një grua. Propozimi i deputetit Enver Roshi ishte që grupi të drejtohet nga deputetja Ediola Braha, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet javën e ardhshme.

Ajo që mbetet për t’u parë është se çfarë emri do të mbajnë grupet parlamentare, duke qene se deputetët e rinj të betuar në seancë janë përjashtuar nga partitë respektive PD dhe LSI. Sipas rregullores së Kuvendit, një grup parlamentar formohet me 7 deputetë.

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e LSI: Ylli SHehu, Enver Rroshi , Aurora Mara, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Ralf Gjoni, Nimet Musaj, Enada Kapllani, Ambra Borova ( pritet te betohet seances e ardhshme).

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e PD: Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Arben Elezi.

Ajo c’ka bie në sy deri më tani në seancë, është një ndryshim i trendit të deputetëve, mes forcave politike të opozitës, ku LSI numëron më shumë deputetë se PD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit