Dhjetëra kolonë hebrenjë hynë në kompleksin Al-Aksa

Mos i humb

Dhjetëra kolonë hebrenjë në shoqërim të policisë hynë në kompleksin Al-Aksa.

Zëdhënësi i Drejtorisë së vakëfeve islame në Kuds, Firas Dibs, deklaroi se policia izraelite ka hapur hyrjen al-Magarib në pjesën jugperëndimore të Al-Aksës.

Ai shtoi se rreth dyzet kolonë hebrenjë ilegalisht hynë në kompleksin Al-Aksa.

Drejtoria e vakëfeve islame në Kuds njoftoi se policia izraelite me këtë rast arrestoi Visam el-Hasim, rojtarin e kompleksit të Al-Aksës.

Që nga viti 1993, Izraeli ka dyfishuar numrin e kolonëve në Bregun Perëndimor. Më shumë se gjysmë milion izraelitë jetojnë në territorin e pushtuar palestinez. Dyzet për qind e Bregut Perëndimor është nën kontrollin izraelit.

Muri i ndarjes i gjatë 78 kilometra, të cilin Izraeli e ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme, ndan më shumë se 850.000 palestinezë.

Dita e Tokës shënohet në Palestinë që nga viti 1976, dhe kjo në njëfarë mënyrë, është simbol i rezistencës së palestinezëve për të kthyer prapa tokën e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit