
Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, tha se muslimanët e Arakanit që qëndrojnë në kampet në rajonin Cox’s Bazar duhet të kthehen në vendin e tyre në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë.
Hasina, gjatë një fjalimi në Dhaka, ka bërë të ditur se nëpër kampe kanë lindur rreth 40 mijë foshnje.
Më tej ajo ka i bërë thirrje qeverisë së Mianmarit që për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Arakanit dhe të zbatohen propozimet e Komisionit të Arakanit nën kryesimin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Kofi Annan.
Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit
Në vitin 2012 në Arakan u shfaqën konflikte mes budistëve dhe muslimanëve, ku si pasojë e ngjarjeve mijëra persona, nga të cilët shumica muslimanë, u masakruan dhe qindra shtëpi dhe biznese u dogjën.
Ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë filluan dhunën masive duke treguar si arsyetim sulmet e njëkohshme më 25 gusht 2017 në stacionet kufitare në Arakan. Sipas Kombeve të Bashkuara, që nga 25 gushti i vitit 2017 e deri tani, ka arritur në 725 mijë numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore kanë vërtetuar se qindra fshatra janë shkatërruar.
Organizatat ndërkombëtare dhe ato të OKB-së për të drejtat e njeriut, dhunën kundër muslimanëve të Arakanit e konsiderojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.
Qeveria e Mianmarit, e cila kufizon në masë të madhe hyrjen e organizatave dhe mediave ndërkombëtare në rajonin e Arakanit, deri më tani nuk ka përmbushur premtimet që ka dhënë lidhur me rikthimin e muslimanëve të Arakanit.
Organizatat e të drejtave të njeriut, në lidhje me rikthimin e muslimanëve të Arakanit pa sigurimin e ambientit të përshtatshëm dhe të sigurt, shprehin shqetësimin se kjo do të shkaktojë një fushatë të re të spastrimit etnik.


