Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në cilësi të kryesuesit aktual të Organizatës për Bashkëpunim Islam dhe presidentit të Turqisë, i ka bërë thirrje opinionit botëror lidhur me Jerusalemin pas planit të SHBA-ve për ta njohur atë si kryeqytet të Izraelit, duke i ftuar SHBA-të të heqin dorë nga një hap i tillë ndërsa Izraeli të kontribuojë për paqen.
“Në cilësi të kryesuesit aktual të Organizatës për Bashkëpunim Islam dhe presidentit të Turqisë, i bëj thirrje SHBA-ve të heqin dorë nga hapi i tillë që do të nxiste kaos në rajon, ndërsa Izraelit të ndjekë politika që do të kontribuonin në paqen dhe qetësinë”, ka thënë Erdogan./Rtv islam/


