
Qeveria e SHBA-ve ka vendosur sanksione ndaj 4 kompanive të anijeve me arsyetimin se kanë lidhje me Venezuelën.
Në një deklaratë në faqen e internetit të Zyrës së kontrollit të aseteve të huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit thuhet se kompanitë janë Jennifer Navigation Ltd, Large Range Ltd. dhe Lima Shipping Corp. me bazë në Liberi dhe komapnia PB Tankers me bazë në Itali.
Më tej thuhet se kompanitë janë vendosur në listën e sanksioneve për shkak të “lidhjeve të tyre me Venezuelën” ndërsa nuk jepet informacion i detajuar.
SHBA-të ofrojnë çdo lloj mbështetjeje për Juan Guaido i cili ka vetëshpallur veten president të përkohshëm të Venezuelës. Ajo shpeshherë merr vendime të reja të sanksioneve për të bllokuar presidentin Nicolas Maduro.
Washingtoni i ka dhënë një goditje ekonomike Venezuelës me sanksionet ndaj kompanisë së naftës PDVSA në vend dhe kompanisë petrokimike Citgo në SHBA. Qeveria amerikane javën e kaluar vendosi në listën e sanksioneve 2 kompani të naftës me arsyetimin se kanë dërguar naftë nga Venezuela në Kubë.


