
Zëdhënësi i Këshillit Ushtarak Kalimtar në Sudan, gjeneral-lejtnanti Shemseddin Kebbashi, tha se qeveria e re në vend do të krijohet nga grupet politike dhe partitë, ndërsa Këshilli nuk do të emëroj kandidat.
Kebbashi, në konferencën për shtyp të organizuar në kryeqytet, bëri sqarime në lidhje me vendimet që i ka marrë këshilli. Ai tha se janë bërë disa rregullime në lidhje me njësitë e sigurisë dhe të inteligjencës.
Kebbashi duke bërë të ditur se janë formuar edhe nën komisionet e lidhura me këshillin, si shembull për këto tregoi komisionet e Ekonomisë dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
Zëdhënësi gjithashtu tregoi se është vendosur që të rishqyrtohet ligji në lidhje me “paraqitjen e përgjithshme dhe veshjen” që kishte ringjallur reagime nga organizatat joqeveritare për arsye se shkelin të drejtat e njeriut.
Në ndërkohë, kreu i këshillit Abdulfettah Burhan në Pallatin Presidencial në Kartum ka zhvilluar takime mes delegacioneve me SHBA, Britaninë e Madhe, Norvegjinë dhe Bashkimin Evropian.


