Zgjedhje parlamentare në Finlandë, socialdemokratët në epërsi

Mos i humb

Në Finlandë dje janë mbajtur zgjedhje parlamentare, ndërsa sipas rezultateve paraprake në epërsi është Partia Socialdemokratike e cila fitoi 17.8 për qind të votave.

Afër 4.5 milionë votues të regjistruar kishin të drejtë të votonin për të zgjedhur përbërjen e re të Eduskuntit, Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Finlandës.

Në zgjedhjet votuan 72 për qind të votuesve të regjistruar. Në garën zgjedhore për 200 vende në Eduskunt garuan gjithsej 19 parti politike.

Asnjë parti politike nuk fitoi shumicën për formimin e Qeverisë, ndërsa fituesi relativ është Partia Socialdemokratike.

Në vendin e dytë është Partia konservatore dhe populiste e Finlandës.

Temat kryesore të fushatës parazgjedhore ishin reforma e programit të gjerë social shtetëror dhe masat e nevojshme në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit