Rreth 20 diplomat Europian, mes tyre 13 francezë janë ndaluar në kufirin Tunizi-Libi

Mos i humb

Rreth 20 diplomat Europian, mes tyre 13 francezë, janë ndaluar në kufirin Tunizi-Libi nga forcat e sigurisë tuniziane.

Ndalimi i tyre, është bërë, derisa ata po vinin nga zona e kontrolluar nga gjenerali Hafter në Libi.

Arsyeja e ndalimit të tyre ishte se nuk pranonin të tregonin inventarin e armatimeve që kishin me vete.

Ndërkohë, ditë më parë u ndaluan 11 persona tjerë të armatosur, po me pasaporta diplomatike europiane që tentonin të hynin nga ujërat libiane në Tunizi me varka shpëtimi prej gome.

Kjo tregon se Franca është shumë e përfshirë në trazimin e situatës në Libi, duke maskuar ushtarakët e saj si diplomat.

Ndërkohë që Kombet e Bashkuara mbështesin qeverinë legjitime të Libisë, Franca, Egjipti dhe Saudia vijojnë të ndihmojnë gjeneralin gjakatar Hafter si diplomatikisht ashtu edhe financiarisht e ushtarakisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit