Kompania ajrore holandeze ndërpret fluturimet mbi Ngushticën e Hormuzit

Mos i humb

Kompania ajrore Royal Dutch Airline (KLM) e Mbretësirë së Holandës vendosi të mos fluturojë mbi Ngushticën e Hormuzit për arsye sigurie.

Sipas lajmit në institucionin transmetues publik NOS të Holandës, mësohet se KLM për arsye të sigurisë ka njoftuar se nuk do të kryejë flurutime mbi Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë në lajm theksohet se ky vendim është marrë për shkak të rrëzimit të mjetit pa pilot të SHBA-ve.

Garda Revolucionare e Iranit dje në mëngjes njoftoi se në brigjet e rajonit Kuhmubarek në provincën jugore Hormozgan që ndodhet në bregdetin e Gjirit të Omanit me një raketë tokë-ajër ka rrëzuar një dron të llojit RQ-4 Global Hawk të Forcave Ajrore të SHBA-ve, i cili “kishte shkelur hapësirën ajrore të Iranit”.

Ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-ve (CENTCOM) konfirmoi dje se një dron zbulues i Forcave Ajrore të SHBA-ve u rrëzua nga Irani mbi Ngushticën e Hormuzit, duke mbrojtur idenë e saj se droni është rrëzuar derisa ndodhej në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit