Turqi, mbi 160 terroristë janë neutralizuar në qershor

Mos i humb

Zv/ministri turk i Punëve të Brendshme, Ismail Çatakli, ka bërë të ditur se gjatë operacioneve në muajin qershor Turqia ka neutralizuar mbi 160 terroristë.

Çatakli, gjithashtu zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, tha se në qershor u neutralizuan rreth 166 terroristë.

Çatakli shtoi se 381 të dyshuar u arrestuan për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me organizatat terroriste dhe duke ndihmuar ata.

Ai gjithashtu tha se gjithsej 649 terroristë u neutralizuan në gjysmën e parë të vitit 2019.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në njoftimin për të shpjeguar se bëhet fjalë se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit