
Periudha e re në Parlamentin Europian (PE) ka filluar me një protestë antievropiane, pasi 29 deputetët e partisë britanike “Brexit” kanë kthyer shpinën gjatë intonimit të himnit të Europës.
Asambleja e Përgjithshme e PE-së u mblodh për herë të parë Strazburg pas zgjedhjeve evropiane që u mbajtën në muajin maj.
Në seancën hapëse, deputetët e Partisë Brexit kthyen shpinën në formë proteste kundër Europës gjatë intonimit të himnit.
Parlamentarët e rinj të Europës nesër pritet të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të Parlamentit.


