
Mbrëmë në një aksident në Uglarë të Gjilanit ka vdekur një 19 vjeçar, i cili ishte djal i vetëm i familjës Salihu nga fshati Pogragjë e Gjilanit, përcjell Kosova Post.
Policia e rajonit të Gjilanit ka dalë me një komunikatë për media dhe ka treguar detaje më të hollësishme, ku ndër të tjerash ka cekur se 19 vjeçari dyshohet se ishte duke vozitur në shpejtësi të madhe.
“Nga hetimet e para dyshohet se vetura e tipit Opel Vectra me targa 06 duke lëvizur nga Fshati Uglar në drejtim të Gjilanit, me të arritur në dalje të fshatit, dyshohet se duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës kthesë në të djathtë kalon në shiritin e majtë qarkullues dhe ndeshet me veturën e tipit Mercedez me targa KS e cila ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt”, thuhet në raportin policor.



