Koreja e Veriut lançon dy raketa

Mos i humb

Ushtria e Koresë së Veriut mbrëmë ka testuar dy raketa.

Zyrtarë të Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Koresë së Jugut njoftuan se forcat koreanoveriore lançuan dy raketa nga baza në qytetin bregdetar Wonsan.

Burimi i njëjtë pohon se bëhet fjalë për raketa me rreze të shkurtra veprimi të cilat u lançuan në orët e mëngjesit sipas kohës lokale.

Raketat arritën lartësinë prej 50 kilometrave dhe kaluan 430 kilometra.

Analistët theksojnë se lançimi i ri i raketave mund të rrezikojë vazhdimin e dialogut mes liderit koreanoverior Kim Jong – un dhe presidentit amerikan Donald Trump.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit