Kinë, rritet numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në jugperëndim të Kinës është rritur në 16.

Sipas lajmit të Televizionit Qendror të Kinës (CCTV), në qytezën Liupanxui të qytetit Guiyang në provincën Guizhou ka ndodhur rrëshqitje e dheut si pasojë e së cilës numri i të vdekurve është rritur në 15.

Në qytezë gjithashtu janë shkatërruar 21 shtëpi ndërsa në rajon janë dërguar ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit. Mendohet se nën tokë kanë mbetur edhe 30 persona.

Një grup prej 800 personash vazhdojnë punimet e kërkimit dhe shpëtimit.

Ndërkohë në një qytezë tjetër në të njëjtën provincë ka humbur jetën edhe një person ndërsa 6 të tjerë mendohet të kenë mbetur nën tokë, si pasojë e rrëshqitjes së dheut përderisa ishin duke bërë punime në rrugë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit