
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish sot lidhur me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa ndan foto të teatrit, Veliaj e quan teatrin një karakatinë e thekson se fëmijët e këtij vendi duhet të rriten në një teatër të ri, ashtu si “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit.
“Shumë mirëkuptim për Lulzim Bashën dhe Ujësjellësin Kamëz që prej hallit po futen në teatro, ku s’kanë shkelur kurrë më parë – kërcejnë nga belaja. ??♂️ Por pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në këtë karakatinë ? e të mos kenë të njejtën cilësi teatri si shkolla “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit? Shihni vetë, e gjykoni nëse ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!!!” shkruan Veliaj në facebook.
Ndërkohë në një tjetër postim, këtë herë me video të transformimit të pazarit të ri, apo parkut të lojërave te Liqeni, Veliaj shkruan se lëvizjet KUNDËR progresit në vend jane i njejti grup? PD dhe LSI me mashat!!
“Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me #EdheUne dhe sot kundër Teatrit të ri!
Kundër, kundër, kundër! E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend jane i njejti grup? PD dhe LSI me mashat!!” shkruan Veliaj


