Qindra të vdekur nga përmbytjet në Azinë Jugore

Mos i humb

Të paktën 600 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë ndodhur në Indi, Bangladesh, Nepal dhe Mianmar, bëri të ditur Farhan Haq, një nga zëdhënësit e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Sipas mediave indiane, Haq, në deklaratën e tij thekson se nga reshjet në sezonin e shirave monsun në Indi, Bangladesh, Nepal dhe Mianmar, janë prekur të paktën 25 milionë njerëz ndërsa mbi 500 mijë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

“Në përmbytjet që kanë ndodhur në Indi, Bangladesh, Nepal dhe Mianmar kanë humbur jetën 600 persona”, u shpreh Haq, duke shtuar se vetëm në Indi nga përmbytjet janë prekur 10 milionë njerëz.

Ai tha se ka nevojë për ujë të pastër, materiale pastrimi dhe ushqim për fëmijët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit