Presidenti i Ukrainës Zelensky vizitë në Turqi

Mos i humb

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të mërkurën do të qëndrojë për vizitë dy ditëshe në Turqi, bëhet e ditur nga kabineti i tij.

Zelensky në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Siç paralajmërohet, ai po ashtu do të takohet edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ukrainase dhe tatarët e Krimesë në Turqi.

Zelensky po ashtu do të takohet edhe patriarkun e Konstantinopojës, Bartolomeu.

Në korrik në Ukrainë u mbajtën zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat fitoi partia e presidentit ukrainas.

Zgjedhjet nuk u mbajtën në Krime, siujdhesën të cilën në vitin 2014 e aneksoi Rusia, por as në lindje të Ukrainës, që është nën kontroll të rebelëve pro-rusë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit