Idlib, rreth 124 mijë civilë janë zhvendosur drejt kampeve në kufirin Siri-Turqi

Mos i humb

Gjatë Kurban Bajramit në Idlib drejt kampeve në kufirin Siri-Turqi kanë migruar rreth 124 mijë civilë, të cilët janë zhvendosur nga sulmet e regjimit të Bashar al-Assadit dhe Rusisë.

Mohammad Hallaj, drejtor i Koordinimit të Ndërhyrjes Siriane, një organizatë joqeveritare lokale, për AA tha se rreth 124 mijë civilë janë zhvendosur kur regjimi i Assadit dhe mbështetësi i tij, Rusia, përparuan në zonën përreth rajonit Han Shejhun, në jug të Idlibit, gjatë periudhës së Kurban Bajramit.

Hallaj ka bërë të ditur se shumica e civilëve të përbërë nga 19 mijë e 231 familje kanë migruar drejt kampeve Atme, Kah, Deyr Hassan dhe Kefer Lusin që ndodhen në territorin e Sirisë në kufi me Turqinë përballë rajonit Reyhanlı të qytetit Hatay.

Një pjesë e civilëve nga këtu janë drejtuar në rajonet e Operacioneve “Mburoja Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, ka njoftuar Hallaj duke nënvizuar se krahas sulmeve që kanë vazhduar gjatë Bajramit, efekt në lëvizjen migruese ka pasur edhe rreziku i rrethimit të rajonit Han Shejhun dhe zonat përreth tij.

Migrimi më i madh nga rajoni Han Shejhun

Hallaj ka njoftuar se migrimet dhe zhvendosjet më të mëdha janë kryer nga rajoni Han Shejhun dhe zonat përreth tij.

Rajonet ku është kryer migrimi përbëhen nga toka bujqësore dhe kampe të parregullta, tha Hallaj, duke shtuar se “duhet të hapen qendra të strehimit masiv, shkolla, xhami dhe kampe për personat që janë zhvendosur”.

Hallaj po ashtu ka parajmëruar se mund të arrijë në 1 milion numri i të zhvendosurve nëse sulmet përhapen edhe në rajonet Serakib dhe Maarratinnuman.

Situata në Idlib

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Turqia, Rusia dhe Irani në takimin e mbajtur me 4-5 maj 2017 në Astana e shpallën Idlibin dhe zonat përreth tij si zonë të deeskalimit. Pasi forcat e regjimit shpeshherë shkelën armëpushimin, Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë.

Por forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve të tyre vazhdojnë sulmet pavarsisht marrëveshjes së nënshrkuar në Soçi të Rusisë me 17 shtator 2018.

Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Forcat e regjimit të Asadit me mbështetjen e Rusisë vazhduan përparimin në jug të Idlibit përgjatë periudhës së Bajramit dhe u afruan në rajonin Han Shejhun. Sipas burimeve opozitare ushtarake, regjimi synon të formojë një territor të ri rrethimi në rajon duke përfshirë edhe Han Shejhun.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit