OKB dënon sulmet me objektiv punonjësit e shëndetësisë në Libi

Mos i humb

Që nga prilli e deri më tani në Libi janë kryer të paktën 38 sulme ndaj punonjësive të shëndetësisë, qendrave shëndetësore dhe ambulancave.

Në një deklaratë të bërë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Libi, thuhet se në “sulmet e dhimbshme” me objektiv 19 spitale dhe 19 ambulanca civile dhe ushtarake kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur 33 të tjerë.

Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Libinë, Ghassan Salame duke dënuar “sulmet mizore” kundrejt qendrave shëndetësore dhe punonjësve të saj ka shprehur “Vendosja qëllimisht në objektiv e punonjësve të shëndetësisë, objekteve mjekësore dhe ambulancave është një krim lufte. Mund të përbëjnë një krim kundër njerëzimit kur ato kryhen si pjesë e sulmeve sistematike ose të përhapura ndaj çdo komuniteti civil”.

“Ne nuk do të rrimë duarkryq e të shikojmë që të vendosen në shënjestër mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Ne do të bëjmë çmos për të siguruar që përgjegjësit e kësaj të gjykohen”, ka vlerësuar gjithashtu Salame.

Khalifa Haftar, lideri i forcave ushtarake në lindje të Libisë, më 4 prill dha urdhërin e sulmit për të marrë nën kontroll kryeqytetin libian Tripoli, ku dhe pas kësaj Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë njoftoi fillimin e operacionit “Burkan al-Gadab”.

Në Libi, ku kriza e legjitimitetit vazhdon që nga viti 2011, përjetohen konflikte mes forcave të njohura ndërkombëtare të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë dhe forcave të lidhura me Haftar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit