
Kryetari i partisë Serbia e bashkuar Dragan Markoviç Palma ka thënë se koalicioni SPS do ta propozojë Ivica Daçiçin për kryeministër të ri të Serbisë.
Kryetari i partisë Serbia e bashkuar Dragan Markoviç Palma ka thënë se Ivica Daçiç do të jetë kandidat i tyre për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Aktualisht funksioni i takon Ana Bërnabiçit dhe Palma beson se Daçiç do të ishte kandidat ideal për pasardhës të saj.
“Të gjitha nga opozita, çdo ditë nga pesë herë mundohen të merren vesh për diçka”, deklaroi ai për “TV PRVA.
“Por, koalicioni ynë SPS, do të dalë me propozim, e ajo është rezultati që ka krijuar Ivica Daçiç si ministër i punëve të jashtme dhe arsyen pse ai është kandidat i yni për kryeministër”, shtoi ai.
“Rezultatet e Daçiçit kanë vlerë aq të madhe sa të gjithë ministrat e jashtëm në 20 vitet e fundit nuk kanë rezultate të tilla”, u shpreh Palma.


