Gazetari bën deklaratën “bombë”: LSI regjistrohet në zgjedhje!

Mos i humb

“LSI do regjistrohet në zgjedhjet lokale”. Deklarata sensacionale u bë nga gazetari Denis Dyrnjaja në emisionin “Open” në “Top Channel”.

Në “Open”, është duke u diskutuar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, aksionin opozitar dhe partinë e re të krijuar nga Astrit Patozi. Një konstatim i ish-presidentit Bujar Nishani, i cili tha se nesër paradite “Partia Demokratike do formalizojë një koalicion opozitar”, bëri që në studio të lindte pyetja nëse opozita do të hyjë në zgjedhje ose jo.

Teksa moderatorja Eni Vasili e pyeti Nishanin nëse kjo tregon se PD po regjistrohet për zgjedhje, ai u përgjigj: “Jo, jo nesër ka marrëveshje midis partive opozitare për aksionin në vijim”.

Por, gazetari i TCH, Denis Dyrnjaja tha se nga burimet e tij ka mësuar se LSI po shqyrton të regjistrohet në zgjedhje veçmas nga PD. “Unë kam informacion se LSI po mendon të regjistrohet si formacion politik në zgjedhje”, tha.

Spahiu: Nuk ka zgjedhje me Ramën

Deklarata vjen në një kohë kur zyrtarë të LSI-së janë shprehur qartazi se nuk hyjnë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, i ftuar ne emisionin “360 Gradë”, deklaroi se kushti i opozitës për largimin e kryeministrit është shume i arsyeshëm, pasi siç tha Spahiu, me ketë kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe t ndershme.

Spahiu tha se largimi i kryeministrit tashme eshët edhe një çështje e brendshme e Partisë Socialiste. “Do ta zgjidhin ata nëse do e largojnë apo do e mbajnë, pasi largimi i kryeministrit eshët tashme dhe një çështje e brendshme e Partisë Socialiste. Ajo çka eshët e rëndësishme eshët dhe kushti shume i qarte dhe realist i opozitës, e cila kërkon largimin e këtij kryeministri, pasi me ketë kryeministër, nuk mund te ketë zgjedhje te lira dhe te ndershme”, tha ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu. /bn/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit