Shkup, debat mbi projektligjin e ri për politikën e jashtme

Mos i humb

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar një debat publik mbi draft tekstin e projektligjit të ri, në të cilin ministri Nikolla Dimitrov ka prezantuar projektligjin e ri për punët e jashtme, përfshirë edhe të rejat e parashikuara me të cilat sigurohet diplomaci më e lartë profesionale.

Dimitrov theksoi se qëllimi i ligjit të ri është të reformojë shërbimin diplomatik, ta modernizojë atë dhe ta afrojë me tendencat evropiane për shërbimet diplomatike moderne në një vend të vogël.

“Ai synon të tejkalojë pikat e dobëta të identifikuara të ligjit ekzistues, duke ndërtuar një shërbim diplomatik neutral politik, me të cilin do të kontribuohet në përforcimin e kapaciteteve të ministrisë”, tha Dimitrov, duke shtuar se ligji i ri ka për qëllim të ruajë drejtësinë dhe racionalitetin në funksion të kompetencave buxhetore.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut theksoi se ligji i parë është miratuar në vitin 2006 dhe është ndryshuar pesë herë, si dhe shtoi se buxheti i ministrisë që drejton ai është 21 milionë euro apo 0,58 për qind e buxhetit të përgjithshëm të shtetit.

Dimitrov po ashtu shprehu bindjen e tij se debati publik do të nxjerrë propozime konstruktive nga matrica e interesave të përditshme politike dhe interesave të ngushta, pas së cilës, tha ai, do të formohet një “trup kolegjiumi”.

“Ligji i ri propozon krijimin e një ‘trupi kolegjiumi’ që ka kompetenca në zbatimin e udhëzimeve të udhëheqjes politike për arritjen e qëllimeve strategjike në politikën e jashtme, si dhe marrjen e qëndrimeve dhe politikave për menaxhimin e burimeve njerëzore”, tha Dimitrov.

Dimitrov theksoi se ‘kolegjiumi’ do të përbëhet nga ministri, zv/ministri, sekretari i shtetit dhe katër drejtorë të përgjithshëm, të gjithë nga radhët e diplomatëve me përvojë.

Në debatin e sotëm të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore, të Kuvendit dhe institucioneve përkatëse, si dhe ish-ministra të jashtëm të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit