
Forcat izraelite arrestuan një numër udhëheqësish të Hamasit gjatë bastisjeve të natës së kaluar në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar, sipas një OJQ-je palestineze.
Në një deklaratë, Shoqata Palestineze e të Burgosurve tha se gjashtë udhëheqës të Hamasit u arrestuan në shtëpitë e tyre në qytetin jugor të Bregut Perëndimor, Hebron.
“Forcat izraelite arrestuan deputetin palestinez të parlamentit Mohammad al-Nathsheh dhe ish-ministrin Issa Al-Jabari. Ata arrestuan gjithashtu katër udhëheqës të tjerë të Hamasit në shtëpitë e tyre në qytet”, tha shoqata.
Sipas Shoqatës Palestineze të Burgosurve, ushtria izraelite arrestoi gjithashtu Shatha Hassan, një aktivist palestinez, në qytetin Ramallah.
Ndërkohë, dy palestinezë të tjerë u arrestuan në Betlehem dhe Kuds, shtoi ajo.
Sipas shifrave palestineze, rreth 5,000 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, aktualisht janë në institucionet e paraburgimit në Izrael.


