Shtëpia e Bardhë : Trump dënon sulmin kundër ushtarëve turq në Idlib

Mos i humb

Shtëpia e Bardhë, ka njoftuar se presidenti Donald Trump në bisedën telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar sulmin e ndërmarrë kundër ushtarëve turq në Idlib dhe ka shprehur ngushëllimet për ushtarët e rënë dëshmorë (AA).

Zv.zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere, në një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar sot mes Trump dhe Erdoğan, njoftoi se presidenti Trump i ka shprehur Erdoğan ngushëllimet për ushtarët turq të rënë dëshmorë dje në Idlib dhe se ka dënuar sulmin në fjalë.

“Presidenti Trump, ka riafirmuar mbështetjen e tij ndaj përpjekjeve të Turqisë për të pakësuar konfliktet dhe parandaluar fatkeqësi njerëzore në veriperëndim të Sirisë. Dy liderët janë dakorduar se duhet të ndalen sulmet e regjimit sirian dhe iranian si dhe të Rusisë përpara se të zhvendosen dhe të vriten më shumë njerëz të pafajshëm”, thuhet në deklaratën e bërë nga Judd Deere.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit