Në ushtrinë iraniane me koronavirusin e ri (COVID-19) janë konfirmuar 120 të punësuar, ndërsa një ka ndërruar jetë, konfirmoi Habibullah Seyyari, ndihmës i ushtrisë iraniane për koordinim.
“Në ushtrinë iraniane deri tani nga COVID-19 janë sëmurë 120 persona. Përafërsisht një e treta e tyre janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët kurohen jashtë spitaleve”, tha Seyyari.
Siç tha ai, tre pjesëtarë të forcave të armatosura kanë humbur jetën gjatë periudhës së fundit, por është vërtetuar se vetëm një rast vdekjeje lidhet me koronavirusin.
Seyyari theksoi se dy ushtarët e tjerë më parë kanë pasur operacione në zemër dhe se vdekja e tyre nuk lidhet me infektimin.
Kryeshefi i Shtatmadhorisë, Nahuda Rahmanipur, më herët deklaroi se në kuadër të forcave të armatosura të këtij vendi ndaj koronavirusit pozitiv janë 54 ushtarë.
Në Iran si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 4.869 persona, ndërsa janë infektuar 78 mijë persona.


