Anija turke e kërkimeve sizmike Barbaros Hayreddin Pasha arriti në ujërat e Qipros për të vazhduar aktivitetet në Mesdheun Lindor.
Barbarossa, së bashku me anijet Tanux-1 dhe Apollo Moon, do të kryejë kërkime sizmike në zonën F për të cilën Korparata e Turke e Naftës (TPAO) ka marrë licencë nga Republika Turke e Qipros Veriore.
Zona ku do të kryhen kërkimet është shpallur NAVTEX (Njoftim për detarët), që do të vazhdojë deri më 18 shtator.
Zona F gjendet në të ashtuquajturat parcela 2 dhe 3 të deklaruara në mënyrë të njëanshme nga pala greke qipriote.