Greqi, 6 policë rezultojnë pozitvë ndaj COVID-19

Mos i humb

Së paku gjashtë policë kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) në gjithë Greqinë, njoftuan sot mediat.

Sipas Theodoros Tsairidis, kreu i sindikatës lokale të policisë, të gjithë policët janë nga rajone të ndryshme në Selanik.

Derisa e përditshmja “Ekathemerini English” theksoi se nëntë policë janë infektuar me koronavirus, “Grtimes”, një faqe interneti lokale e lajmeve, citoi Tsairidis duke thënë se tre infeksione ende nuk janë konfirmuar. Ai shtoi se rezultatet e testeve priten brenda ditës.

“Prioriteti i testeve duhet t’u jepet policisë, pasi ata janë në vijën e parë dhe në kontratë të drejtpërdrejtë me qytetarët në mënyrë që të sigurojnë mbrojtjen e tyre”, tha ai.

Rasti i fundit u regjistrua në Departamentin e Sigurisë së Drejtorisë së Policisë së Aeroportit të Selanikut, ku një polic doli pozitiv derisa ishte në pushim.

Ndërkohë, njëmbëdhjetë policë të tjerë nga stacioni qendror i policisë në Athinë i Agios Panteleimonas janë vendosur nën karantinë shtatëditore pas kontaktit me një të arrestuar i cili rezultoi pozitiv në koronavirus.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit