Ministrja Shahini: Mbështetje me libra shkollorë shqip për shqiptarët në Serbi

Mos i humb

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka vijuar me publikimin e disa prej punëve të realizuara deri më tani përgjatë vitit 2020-të.

“Në vazhdën e punëve të mira gjatë 2020-ës është edhe ndihma konkrete ndaj shqiptarëve në Serbi duke i mbështetur me libra shkollorë shqip për arsimin parauniversitar”, nënvizon Ministrja Shahini në postimin e saj.

Ndër të tjera, ajo cilëson gjithashtu se jemi “shumë më pranë shqiptarëve të Luginës me qëllim ofrimin e arsimit sa më cilësor në gjuhën shqipe”.

Shqiptarëve në Serbi do t’iu lejohet tashmë përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria, një punë konkrete e realizuar pas një vale të gjatë bashkërendimi mes MASR dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Në vazhdën e punëve të mira gjatë 2020-tës është edhe ndihma konkrete ndaj shqiptarëve në Serbi duke i mbështetur me libra shkollorë shqip për arsimin parauniversitar. Shumë më pranë shqiptarëve të Luginës me qëllim ofrimin e arsimit sa më cilësor në gjuhën shqipe. ☑️#punëkonkrete #punëtëmira2020

Gepostet von Besa Shahini am Donnerstag, 20. August 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit