Dialogu Kosovë-Serbi, Gjuriç zbulon detajet se për çfarë do të flitet në takimin e Uashingtonit

Mos i humb

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç pohoi se pala serbe po shkon në takimin e Washingtonit më 4 shtator, e gatshme për një bisedë konstruktive dhe do të jetë e hapur për bisedime mbi ekonominë.

“Synimi i nikoqirëve për t’u përqendruar në ekonomi përkon me qëndrimin tonë se zhvillimi i lirë i njerëzve, kapitalit, mallrat dhe shërbimet, heqja e barrierave dhe lidhjet më të mira ekonomike është e nevojshme në të gjithë rajonin për zhvillimin e përbashkët”, tha ai për Veçernje Novosti.

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashington me datë 4 shtator. Thuhet se në këtë takim ka gjasa të jetë i pranishëm dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit