U kap me dy pistoleta në kufi, gënjeu për shtatzaninë/ Këngëtarja Fjolla Morina lirohet nga burgu, zbulohet arsyeja

Mos i humb

Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për këngëtaren Fjolla Moria, e cila u kap me dy armë në pikën kufitare të Morinës.

Një fakt tjetër që doli në pah, siç bëhet  me dije është se këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë. Rezultati ka ardhur pas rikontrollit të dytë që iu bë në maternitetin e Kukësit.

Pavarësisht kësaj, gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie për shkak se ajo ka dy fëmijë të tjerë për tu kujdesur, njëri prej tyre i mitur. Po sot gjykata vendosi “arrest në burg” me afat 30 ditë për Fisnik Sylën, biznesmenin që ishte me të në makinë dhe për shoferin e Fitim Mujin.

Këngëtarja e njohur u arrestua teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërsa në çantën e saj iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit