Në fshatin Dhoksat të Gjirokastrës është kapur një qytetar duke fotografuar votën. Mësohet se komisionerët kanë raportuar në polici shtetasin Afrim Seferi, i cili u kap duke fotografuar votën e tij.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat ditën e djeshme deklaroi se asnjë personë nuk do të lejohet me telefon në qendrat e votimit, për të shmangur në këtë mënyrë fotografimin e votës.


