Ka zgjedhje por ka edhe dasëm. Procesi i votimit nuk e ka penguar një nuse në Kavajë që të hedh votën e saj në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët.
E veshur me fustanin e bardhë, e reja ka hedhur votën në kutinë e votimit dhe nuk ka nguruar të bëjë disa foto si kujtim në këtë të shënuar.
Ndërkohë menjëherë pas votës, ajo pritet ti thotë “PO” njëriut të saj të jetës.
Kujtojmë që procesi i votimit në Shqipëri ka tashmë 5 orë që ka filluar dhe deri tani janë paraqitur vetëm problematika të vogla.



