E shoqëron Xhoana, Fatos Nano voton në Mullet: Pjesëmarrje u ulët, erdha ta nxis unë!

Mos i humb

Ish-kryemnistri i vendit Fatos Nano ka votuar në Mullet bashkë me gruan e tij, Xhoanën. Pasi ka votuar, Nano nuk i ka lënë batutat ndërsa është shprehur se kur të dalë rezultati një pjesë do gëzohen e të tjerë do mërziten.

Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes tha se ishte e ulët prandaj edhe ishte shfaqur për të nxitur.

“Kjo është pyetje që mund të bëhej deri mbrëmë.

Sot është ditë si gjithë të tjerat. Mos të jetë më e gjatë. Duhet të presim sepse më në fund një pjesë do gëzohen dhe një pjesë do mërziten.

Jam i sigurt se ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë. Ata që mërziten të mërziten për vete dhe mos t’u zgjas shumë. Pjesëmarrja ishte e ulët ndaj erdha ta nxis,”-tha Fatos Nano.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit