Egjipti njoftoi se ka evakuuar punonjësit e ambasadës dhe punonjësit e Institutit al-Azhar në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në agjencinë zyrtare egjiptiane MENA, avioni ushtarak i ngarkesave i dërguar në Afganistan me urdhër të presidencës, mbrëmë ka mbërritur në Kajro së bashku me punonjësit e ambasadës dhe Institutit al-Azhar.
Në lajm nuk u dha informacion mbi numrin e njerëzve të evakuuar.
Televizioni shtetëror “Al-Ula” njoftoi se gjithsej 43 persona janë evakuuar nga Afganistani.
Vendimi i Egjiptit për evakuim erdhi rreth 10 ditë pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit Kabul.


