Francë, shënohen mbi 18 mijë raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 18.249 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), shifër kjo e cila është niveli më i ulët i rasteve ditore të regjistruara që nga muaji korrik e deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 18.249 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6.711.268 ndërsa me 95 vdekje numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 arriti në 114.083.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 11.162 persona, prej të cilëve 2.270 në kujdesin intensiv. Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në shtatë ditët e fundit ka qëndruar në 3 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parët të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 47.990.852 ndërsa 42.421.921 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit