Kapet sasi e madhe kokaine në Morinë, në pranga 2 të rinj

Mos i humb

Rreth 9 kologramë kokainë është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, në Vërmicë.

Burime nga policia e Kosovës bëjnë me dije se për rastin janë arrestuar dy të rinj që ishin duke udhëtuar nga Shqipëria drejt Kosovës me një mjet tip ”Pegueot”.

“Si rezultat i punës dhe bashkëpunimit të autoriteteve të përfshira në MIK (menaxhimi i integruar i kufirit), mbrëmë gjatë kontrolleve policore dhe doganore është parandaluar kontrabanda e rreth nëntë (9) kg, substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë, si dhe janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge””, njofton policia e Kosovës.

Nuk dihen ende identitetet e dy të rinjve që janë vënë në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit