Një tjetër makinë është shkrumbuar nga flakët në Vlorë. Pas dy makinave që u dogjën gjatë natës në Selenicë të Vlorës, një tjetër është gjetur sot në lagjen Kushtrimi në Vlorë, pranë tregut të mallrave.
Makina tip “Renault” me targë AA 975 JJ është në pronësi të shtetasit Blerim Derraj.
Ngjarja dyshohet e qëllimtë, njësoj si dhe djegia e makinave në Selenicë. Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


