Një 64-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar 12 kilogramë kanabisi.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se pas hekurave ra Ndue Cara, banues në Kamëz.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sasinë e drogës.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme.


