Rama: 500 000 doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë në mesin e tetorit, garanci për një kontratë të sigurt vitin e ardhshëm

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot me drejtorin ekzekutiv të Pfizer pikën e vaksinimit kundër COVID-19 në Arenën Kombëtare.

Rama deklaron se 500 mijë doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mesin e tetorit në vend, teksa është marrë garancia për një kontratë të sigurt vitin e ardhshëm .

“Pika e Vaksinimit në Arenën Kombëtare – Me shefin e Pfizer, Albert Bourla, për të vizituar një pikë qendrore vaksinimi.

500,000 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mesin e tetorit, teksa kemi marrë tashmë garancinë nga kompania, për një tjetër kontratë të sigurt me Pfizer gjatë vitit të ardhshëm.

#MbroShëndetin🙏

#VaksinatShpëtojnëJetë💉”, shkruan Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit