U goditën nga treni, humbin jetën 3 emigrantë në Francë, një tjetër në gjendje të rëndë

Mos i humb

Tri emigrantë në Francë kanë humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi janë goditur nga treni.

Kryebashkiaku i Ciboure, Eneko Aldana-Douat tha për mediat se emigrantët kanë qenë të shtrirë tek shinat e trenit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe po kryen hetime për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Sipas burimeve policore emigrantët dyshohet të jenë shtetas algjerianë.

Ndërkohë personi i cili arriti të mbijetonte është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa bëhet me dije se ka thyerje në këmbë, shkruajnë mediat e huaja.

Sakaq ngjarja ndodhi në stacionin e trenit në Saint-Jean-de-Luz, një qytet bregdetar në Francë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit