U dënua me 2 vjet burg, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Llallës për pezullim të vendimit

Mos i humb

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Llallës për pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkoi disa ditë më parë pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit që e ka dënuar me 2 vite burg për “fshehje pasurie”.

Kërkesa është argumentuar me problemet shëndetësore të Llallës dhe nevojës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Shpallja në kërkim ndërkombëtar e ish-numrit një të organit të akuzës, erdhi pas 15 ditësh kërkim në çdo cep të vendit, pasi blutë nuk mundën ta gjejnë.

Nga verifikimet e deri tanishme rezulton në sistemin TIMS se Adriatik Llalla është larguar nga vendi ynë rreth një muaj më parë. Burime jo zyrtare kanë bërë me dije se ai gjendet në Zvicër

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit