Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e “arrestit me burg” për Arian Çermën dhe Olgert Dudën, të cilët u kapën në kamionin me krom ku brenda u gjetën plot 45 kilogramë heroinë.
Çerma është pronari i kamionit ku u gjet edhe lënda narkotike.
Kamioni, që kishte destinacion Italinë drejtohej nga Duda. Heroina ishte e fshehur në kabinën e kamionit e ndarë në 43 pako të mbështjella me natriban, një pjesë e të cilave me mbishkrimin “Banane” ndërsa të tjerat me disa simbole të ndryshme, çka ngre dyshime se ajo kishte disa porositës.


