Nga vjedhja te tentativa për vrasje, policia “bën kërdinë” me arrestime

Mos i humb

Policia e Shtetit ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale ditën e sotme në Tiranë.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale duke filluar që nga vjedhja, dhuna në familje, aksidente dhe tentativë vrasjeje.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. S, 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale ”Vrasje me dashje“, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas me datë 14.04.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë për shtetasin e mitur me iniciale E. K, 13 vjeç, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të ndryshme( vjedhje biçikletash, dyqanesh, aparat celular dhe portofola shtetasve të ndryshëm.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. G, 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. K, 59 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, sepse në rrugën “Edit Durham”, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin F. F, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ndalimi i shtetasit N. Z, 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me mungesë me 5muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. D, 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. S, 20 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L. A, 40 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

-K. D, 59 vjeç, A. B, 46 vjeç, A. D, 18 vjeç, F. T, 49 vjeç, A. B, 52 vjeç, V. H, 29 vjeç, R. H, 61 vjeç, G. A, 21 vjeç, B. Q, 41 vjeç dhe I. L, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-R. Ç, 18 vjeç, Xh. T, 24 vjeçe dhe J. B, 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit