Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka sekuestruar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, një numër të madh pasurish me vlera miliona euro të Dritan Beti dhe bashkëpuntorëve të tij.
Dritan Beti, është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, i dënuar me 8 vite burg për drogë.
Për pasojë atij i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, si apartamente, makina etj. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin, por edhe për raste të tjera të ngjashme.
Pasuritë që i janë sekuestruar Dritan Betit:
Truall 83.78 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë
Apartament 66.60m2 në rrugën “Vëllezërit Huta” Tiranë
Apartament 125.67 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë
Apartament 93.70 mln në Tiranë
Palestër dhe dyqan në Njësinë Bashkiake nr. 2 në Tiranë
Bar kafe në rrugën “Qemal Stafa” në Njësinë n.8 në Tiranë


